Gjermania shkatërron bandën e trafikantëve shqiptarë të drogës, në pranga 6 të rinj
Policia gjermane ka vënë në pranga 6 të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mediet në vend bëjnë me dije se operacioni për arrestimin e shqiptarëve u krye në dy zona, në Keupstraße dhe në Kalk.
Policia gjermane arrestoi të rinjtë në banesat e tyre. Ndërkohë në banesën e njërit prej tyre policia sekuestroi 37 qese me kokainë gati për shitje.
Të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike në brendësi të qytetit Neumarkt.
Lexo edhe:
Ky është mërgimtari nga Malisheva që vdiq në autostradën e Vjenës