Gjermania synon ndëshkimin e personave që gënjejnë gjatë procesit të natyralizimit
Kushdo që ofron informacion të rremë apo të paplotë gjatë procesit të natyralizimit do t’i ndalohet që të bëhet shtetas gjerman për dhjetë vjet.
Kështu thuhet në një amendament të një projektligji që përcakton vendet e sigurta të origjinës përmes një dekreti, që u miratua më 3 dhjetor nga Komisioni për Punë të Brendshme i Budestagut.
Anëtarët e Komisionit nga grupi parlamentar konservator të Socialdemokratëve dhe të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, votuan në favor të versionit të modifikuar të projektligjit.
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë
Ndryshimi vjen si përgjigje ndaj hetimeve lidhur me shitjen e certifikatave të falsifikuara të gjuhës në disa lande gjermane, shkruan REL.

Ndalesa po ashtu duhet të zbatohet ndaj një të huaji që qëllimshëm ka dhënë informacione të pasakta ose të paplota mbi kushtet kryesore për marrjen e shtetësisë përmes natyralizimit.
Projektligji i amendamentuar shton se ndalesa “shërben për të vënë në pah ligjin në fuqi dhe për të shmangur nxitjen e shkeljes së ligjit”.

Një ndryshim tjetër që është propozuar parasheh heqjen e së drejtës për mbështetje juridike të financuar nga shteti për personat që mbahen në qendra ndalimi për dëbim ose në paraburgim teksa presin që të largohen nga vendi – një e drejtë që ka nisur së zbatuari vitin e kaluar.

