Gjesti human i banorëve të një fshati në Rahovec, dhurojnë gjak çdo 5 mars
Janë të shpeshta rastet kur qytetarët e qyteteve, fshatrave apo lagjeve të ndryshme bëjnë organizime, në të cilat marrin pjesë shumica dërmuese e banorëve.
Një rast i unitetit të qytetarëve shihet te banorët e fshatit Kramovik të Rahovecit, të cilët sot si çdo vit kanë bërë një gjest human.
Ata, si çdo 5 mars kishin aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut në fshatin Kramovik- Rahovec, ku morën pjesë shumë banorë, aktivitet ky i cili është bërë i përvitshëm.
Më poshtë pamje nga dhurimi i gjakut. /Indeksonline/