25-05-2025

Gjesti i habitur nga fansat, gjatë koncertit i japin dhuratë për Eglin – ja reagimi i tij

Gjesti vazhdon të mbajë koncertet anembanë Kosovës pas aventurës së tij në Big Brother VIP Albania 4, duke tërhequr vëmendjen e publikut me performancat e tij.

Këngëtari nga Peja ka arritur të bëjë jehonë me shfaqjet e tij muzikore, të cilat po mbushin halla pas halla.

Gjatë një koncerti të fundit, ai mori një dhuratë nga fansat, të cilët i kërkuan t’ia dorëzonte Egli Takos, ish-banorës së BBVA4, me të cilën kishte kaluar momente romantike gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Do t’ia jap. Faleminderit shumë”, ka thënë Gjesti, duke pranuar me mirësjellje kërkesën e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.