Gjeti kuletën me para, nuk ia ktheu pronarit, arrestohet
Një person ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë, që i kishte rënë një burri dhe në të, sipas tij, ishin 800 euro dhe dokumente.
Policia bën të ditur se i dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, megjithatë ai është identifikuar e arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktimës i është kthyer portofoli me 500 euro para.
