24-11-2024

Gjimnazi “Gjon Buzuku” kremton përvjetorin e themelimit duke ranguar sukseset

Me shfaqjen e një programi kulturo-artistik në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, gjimnazi “Gjon Buzuku” sot kremtoi 78-vjetorin e themelimit, duke numëruar një varg suksesesh, si dhe duke theksuar se nga kjo vatër diturie ka dalë pjesa më e madhe e kuadrove të qytetit dhe më gjerë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Me këtë manifestim është përmbyllur edhe java e aktiviteteve me moton “Unë janë gjimnazist”, përfshirë  panairin e ëmbëlsirave, atë shkencor, si dhe ekspozitën në arte, me ç’rast janë paraqitur shumë ekspozime të punimeve të nxënësve.

Ky gjimnaz është njëra ndër shkollat elitare në Kosovë, që ka rreth 2.200 nxënës përfshirë edhe paralelet në terren, si në Gjonaj, Ramajë dhe Reçan. Pas gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës, gjimnazi “Gjon Buzuku” është shkolla e dytë për nga numri i nxënësve në vend.

U.d i drejtorit, Jeronim Susuri derisa foli për historikun e shkollës dhe numëroi shumë suksese të nxënësve të kësaj shkolle, duke thënë se ishte e vështirë t’i zgjedhësh më të mirët, disa të cilëve iu dhanë mirënjohje.

Pjesë e manifestimit të gjimnazit ishte edhe dhe shkolla e vëllazëruar nga Berati, gjimnazi “Babë Dudë Karabunara”.

Në fund është shfaqur një program i artistik në të tri gjuhët mësimore, përfshirë edhe atë boshnjake e turke./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.