Gjimnazi “Loyola“ dhe UPZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Kjo marrëveshje, që njëkohësisht thellon bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve, u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prizrenit, prof.dr.Ismet Temaj dhe drejtori i Gjimnazit “Loyola“, Neki Jahaj.
Bazuar në marrëveshjen e arritur sot, studentët e Universitetit të Prizrenit të vitit të katërt të Degës Gjuhë Gjermane, do të kenë mundësi të hospitojnë në orët mësimore në Gjimnazin “Loyola“, në kuadër të praktikës profesionale, e paraparë me programin studimore universitar.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dr.Xhafer Beqiraj, prodekan i UPz-së, prof.dr.Izet Maksutaj, profesor ordinar në UPz dhe prof.dr.Ilir Krusha,shef i katedrës së gjermanishtes dhe Sabine Hasanbegoviq, lektore e OAD-së nga Austria.