24-11-2024

Gjimnazistët e “Gjon Buzukut” të Prizrenit mobilizohen për ndihmë pas tërmetit në Shqipëri

Nxënësit e gjimnazit  “Gjon Buzuku” të Prizrenit kanë nisur aksionin për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri, që shkaktoi viktima,  të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Njoftimi i shkollës:
“Gjimnazi “Gjon Buzuku” Prizren
Duke u bazuar në situaten aktuale,të shkatuar nga termeti në Shqipëri,nxënësit e shkollës sonë,me perkrahje të drejtorisë, do të realizojnë një aksion të grumbullimit të mjeteve ndihmëse për të ndihmuar e solidarizuar me të dëmtuarit nga ky rast i hidhur.
Mjetet që janë të kërkuara dhe mund t’i sjellni janë: veshëmbathje,barna(paracetamol,vitamina)tenda dhe shatorë,dyshek,batanije të dimrit,etj.
Pika e grumbullimit të mjeteve materiale është shkolla jonë.(Gjimnazi “Gjon Buzuku”)
Mjetet mund t’i sjellni në çdo kohë nga ky moment.
Nr.kontaktues:
+38349608899
+38349297007
029/241-930, 222-068
Në njoftim, thuhet se secila ndihmë sado e vogël qoftë,është përkrahje dhe solidarizim për gjendjen e vëllezërve e motrave tona shqiptare”. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.