19-08-2025

Gjimnazistja e dalluar e Prizrenit që fitoi bursën 100% për Mjekësi në Turqi

Sena Tyfekçi, që sapo përfundoi gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ka arritur një nga sukseset më të larta akademike për një të re nga qyteti ynë, duke fituar bursën prestigjioze “Türkiye Burslari” me mbulim të plotë (100%) për studime në Mjekësi të PërgjithshmeUniversitetin Akdeniz, Antalya, Turqi, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Edukata dhe talenti i saj ranë në sy që nga shkolla fillore “Emin Duraku” . Me rezultatet e shkëlqyera gjatë shkollimit të mesëm dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo hap të rrugëtimit të saj, Sena përfaqëson një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që synojnë përsosmërinë akademike dhe angazhimin shoqëror.

Talente e shumanshme me shpirt artistik dhe mendje kritike

Përveç suksesit në fushën akademike, Sena Tyfekçi njihet edhe si aktiviste e shumanshme kulturore, me një shpirt artistik të theksuar, sidomos në fushën e muzikës. Ajo ka qenë pjesë e shumë organizimeve kulturore në Prizren, duke dhënë kontribut të veçantë si këngëtare dhe pjesëmarrëse aktive në ngjarje të shumta shkollore dhe jashtëshkollore.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në vitin e kaluar, ajo ndau çmimin e tretë në garën kombëtare të eseve “Kursej me mençuri – investoj në të ardhmen time”, organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ku u vlerësua për mendimin kritik dhe qasjen origjinale ndaj temës.

Frymëzim dhe mirënjohje për motivuesit e rrugëtimit të saj

Sena ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë ndikuar në këtë rrugëtim, mësimdhënësit e saj, veçanërisht profesorin e gjimnazit, Qazim Morina, të cilin e përmend si motivues dhe figurë model që ka ndikuar në zhvillimin e saj edukativo – arsimor.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Do theksuar se për paraqitjet dhe angazhimet e saj, ajo është nderuar me mirënjohje të shumta nga institucionet arsimore si dhe nga vetë Komuna e Prizrenit. / Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i 7 persona, violinë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 13 persona

 

Asnjë koment

Comments are closed.