24-11-2024

Gjimnazistja nga Prizreni, talente që premton në muzikë (VIDEO)

Gjimnazi “Gjon Buzuku” i Prizrenit gjithmonë ka nxjerrë talentë në fusha të ndryshme të artit.

Rrugës së disa prej ish-gjimnazistëve të suksesshëm prizrenas, është edhe Vlera Berisha nxënëse e klasës XI-12, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ajo po mahnitë me zërin dhe interpretimin e saj, ndërsa është mirëpritur mjaft mirë nga nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë aktiviteteve të shkollës.

Këto ditë të izolimit për shkak të pandemisë, gjimnazi ka nisur fushatën sensibilizuese “Art nga shtëpia” duke prezantuar disa nga talentët e shkollës. Berisha, ndërkaq është paraqitur me këngën “Moj Arbëri”, duke shfaqur talentin e saj.

Vlera, që ndryshe është mbesa e ish-profesorit të njohur të gjimnazit, Qazim Berishës (tashmë të ndjerë), ka zënë vendin e parë në nivel vendi, në garat nacionale të shkollave, të organizuara vitin e kaluar nga koordinatori për rini.

Do theksuar se talentja e re, që siç duket muzikën e ka pasion, premton për të ardhmen dhe për këtë duhet edhe përkrahje institucionale, aq më tepër pasi Vlera, është nxënëse me sukses të shkëlqyeshëm. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.