15-04-2025

Gjithçka gati për mbajtjen e turneut “PRIZREN MASTERS CUP 2025”

Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut “PRIZREN MASTERS CUP 2025” të organizuar nga K.V.F. “PRIZREN MASTERS” për nder të 10 vjetorit të themelimit të klubit.

“PRIZREN MASTERS” ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne që do mbahet më 15.04.2025.
Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e kombëtares së Shqipërisë, veteranët e kombëtares së Kosovës si dhe veteranët e klubit K.V.F. “Prizren Masters”, turne i organizuar në tri ndeshje, i cili nga tash e tutje do jetë turne tradicional.
Turneu do të zhvillohet ditën e Martë me datë 15.04.2025 në ora 14:00 në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.