Gjoba për turistët në Split të Kroacisë për personat që konsumojnë alkool në hapësira publike dhe vjellje
Këshilli Bashkiak i Komunës së Splitit në Kroaci ka marrë një vendim të ri mes natës së enjte dhe të premte për rendin dhe qetësinë publike në zonën e Splitit, sipas të cilit veprimet e papërshtatshme në vende publike do të gjobiten gjatë sezonit turistik.
Sipas këtij vendimi, me 300 euro gjobiten ata persona që kapen duke konsumuar alkool në hapësira publike (zona më pak se 100 metra larg shkollave dhe kopshteve, brenda zonës A, që përfshin zonën e qytetit brenda mureve barok të ndërtuar në shekulli i 17-të), kryerja e jashtëqitjes në mjedise publike, fjetja në parqe, lëndina, sheshe dhe hapësira të tjera publike, konsumimi i ushqimit ose pijeve në ambiente publike, qëndrimi në objektet e hotelierisë pas përfundimit të orarit të punës, raporton N1.
Me 300 euro do të gjobiten edhe të gjithë ata që bëjnë ngjitje dhe ulje në monumente dhe pllaka përkujtimore, ata që hyjnë, ngjiten dhe/ose lahen në shatërvanë si dhe nëse ofrohet apo kontraktohet një shërbim taksi që nuk është i rezervuar paraprakisht.
Ndërkaq, gjobë prej 150 euro parashihet për të vjella në hapësira publike dhe punë ndërtimore-montuese nga ora 14:00 deri në 17:00 dhe nga ora 22:00 deri në ora 19:00 për të parandaluar zhurmën.
Siç shpjegohet, ky vendim për gjobat merr parasysh shkrimet mediatike në sezonin e kaluar turistik për sjelljet e papërshtatshme të turistëve në ambientet publike të Splitit, që shkaktoi zemërimin e banorëve të atij qyteti.
Ky vendim, siç thuhet në sqarim, përcakton veprat kundër rendit dhe qetësisë publike në zonën e qytetit të Splitit, të cilat në mënyrë të palejueshme prishin rendin dhe qetësinë publike, punën apo rendin e jetës së banorëve, pengojnë lëvizjet në rrugë, ofendojnë moralin dhe kërcënojnë sigurinë e përgjithshme të njerëzve dhe pronës.