11-12-2025

Gjobitet Batatina i Llapit, shkak fyerjet e ofendimet ndaj gjyqtarit

Një incident i rëndë ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes Gjilani- Llapi.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është përfshirë direkt në incident, madje atë duke e fyer dhe ofenduar  gjyqtarin kryesor, Egzon Dakaj.

Kjo eskaloi edhe në konflikt fizik sepse ai madje edhe e kishte kapur për fyti gjyqtarin siq raportohet.

Pavarësisht natyrës serioze të ngjarjes, Batatina është dënuar vetëm me një gjobë prej 2,000 eurosh, një vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv.

news image

Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes, incidenti ka shpërthyer menjëherë pas përfundimit të takimit, kur Batatina, me tone agresive, ka kundërshtuar vendimin për kartonin e kuq dhe ka tentuar të afrohet fizikisht tek gjyqtari. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së forcave policore, por tensioni ka vazhduar dhe më tej.

Pas arritjes në Prishtinë, në parkingun e “Viva Fresh” në Veternik, trajneri i Llapit e bllokoi veturën e gjyqtarit Dakaj, duke kërkuar sqarime dhe duke e kapur për fyti – një situatë që eskaloi sërish dhe u ndalua vetëm falë ndërhyrjes së delegatit të ndeshjes.

Për këto veprime, Komisioni Disiplinor ka aplikuar nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe nenin 14 paragrafi 1 pika 1 dhe paragrafi 2 pika C të Rregullores Disiplinore të FFK-së, duke shqiptuar gjobën prej 2 mijë eurosh dhe një afat 15-ditor për pagesën.

Vendimi ka ngjallur debat të madh në publik, duke u konsideruar i butë për një incident që përfshin fyerje, kërcënim dhe agresion fizik ndaj një gjyqtari — një prej shkeljeve më të rënda në futboll.Batatina nuk ka reaguar ende pas vendimit të FFK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.