Gjobitet Franca për himnin shqiptar
UEFA ka marrë masat disiplinore ndaj Federatës Franceze të Futbollit për incidentin e rëndë që ndodhi para ndeshjes eliminatore të 7 shtatorit me Shqipërinë.
Gjatë këndimit të himneve në fushë, kur erdhi radha për atë shqiptar organizatorët e ndeshjes vendosën himnin e Andorrës. Një veprim ky që e vonoi me 7 minuta fillimin e ndeshjes kualifikuese të “Euro 2020”.
UEFA hapi procedim disiplinor kundër Federatës Franceze të Futbollit dhe Komisioni Disiplinor i UEFA-së e ka gjobitur Federatën me 20.000 euro për “organizim të pamjaftueshëm”. Ky sanksion i referohet gabimit me himnin e Shqipërisë dhe vonesës së fillimit të ndeshjes./ATSH/