Gjobitet shoferja e cila nuk e siguroi fëmijën në veturë gjatë lëvizjes në autostradë
Në një video ditë më parë shihej, se në një veturë që qarkullonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Gjergjicë-Prizren, është vërejtur se fëmija qëndronte prapa i shtrirë pa u siguruar.
Njësia për Kontrollin e Autostradës ka identifikuar menjëherë ngasësin e veturës, një femër, ku në bazë të ligjit për kundërvajtje në trafik i ka shqiptuar asaj gjobën prej 150 eurove dhe i është marrë patenta për 3 muaj si masë mbrojtëse.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit./IO