23-10-2024

Gjuajtje me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Suharekë

olica e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Suharekë, i cili dyshohet për gjuajtje me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjti i është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 06.08.2024, rreth orës 21:30 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Straviqinë të Suharekë, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin A M (viti i lindjes 1981 mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë dhe Një karikator. I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, është thënë në njoftimin e policisë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Asnjë koment

Comments are closed.