23-11-2024

Gjuan me armë në një gazmend familjar, i dyshuari ndalet në paraburgim

Stacioni Policor në Suharekë falë bashkëpunimit me qytetar ka pranuar një video incizim në të cilin shihet qartë se një person në një gazmend familjar në fshatin Grejkovc gjuan me një pushkë automatike (AK 47), me këtë rast shkakton rrezik të përgjithshëm për pjesëmarrësit në gazmend si dhe qytetarët e tjerë.
Policia pasi që ka marre videoregjistrimin ka analizuar dhe ka identifikuar të dyshuarin.
Me datë 13.08.2023 në ora 17:00, Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar kanë marr urdhëruar që të kryhet bastisje në fshatin Grejkoc, Suharekë.

Në vendngjarje në fshatin Grejkoc janë gjet dhe sekuestruar;
Pesë (5) gëzhoja te cal.7.62

Një Karikator
Një pushkë automatike AK-47

I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,është kontaktuar prokurori kujdestar me urdhër të cilit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Ky nuk është rasti i vetëm që policia gjatë javës së kaluar ka sekuestruar armë në disa raste të ndara , kryesisht pas gjuajtjeve në gazmende familjare dhe në kuadër të planit operativë “Goditja “ janë sekuestruar më shumë se 10 arme të ndryshme, disa persona janë ndaluar në paraburgim.

Policia e Kosovës disa here ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit nëpër gazmende familjare dhe në të gjitha rastet toleranca do te jetë zero.
Polica e Kosovës është e përkushtuar që të ofroj rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.
Bashkangjitur keni fotografit e disa armëve të sekuestruara gjatë javës së kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.