30-01-2026

Gjuan me armë zjarri nga automjeti i tij, arrestohet një i ri në Gjonaj të Hasit

Policia ka njoftuar se të enjten, më datë 29.01.2026, rreth orës 12:15, ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Hasit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf.

Sipas njoftimit, menjëherë, patrulla policore është drejtuar në vendngjarje, ku automjeti i dyshuar është identifikuar dhe i është dhënë sinjal për t’u ndalur.

“I njëjti nuk ka respektuar urdhrin e policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke u vënë në ndjekje nga patrulla policore e cila ishte ne vendngjarje dhe me pas i janë bashkuar edhe patrulla tjera. Pasi që i dyshuari ka ikur policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk ka qenë aty. Në përfundim, i dyshuari është ndaluar, ndërsa arma – një pistoletë me pesë fishekë, të cilën e kishte hedhur në tokë – është gjetur dhe sekuestruar. I dyshuari H.B. 21 vjeçar është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë” – thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se ndaj tij kanë filluar hetimet dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”

Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.