Gjykata Apelit merr vendim për djalin e Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit të Nait Hasanit dhe personave të tjerë të përfshirë në rastin e dyshimeve për manipulim të votave në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, Apeli ka vlerësuar se ekzistojnë ende arsyet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, përfshirë rrezikun e ndikimit në procedurën penale dhe mundësinë e pengimit të hetimeve.
Të dyshuarit po hetohen si pjesë e të njëjtit rast, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e votës në Prizren, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të lehta.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se ankesat janë të pabazuara dhe ka vendosur që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi.
Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
Lexo edhe:
