25-11-2024

Gjykata e Prizrenit pret njoftimin nga Prokuroria lidhur me situatën e krijuar pas me Covid-19, për të vendosur për mbajtjen e seancave

Gjykata Themelore e Prizrenit, të martën, përkatësisht më 21 korrik, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte anuluar mbajtjen e të gjitha seancave të rregullta, me përjashtim të rasteve të natyrës urgjente, për shkak se në stafin e prokurorisë kishin rezultuar dy raste pozitiv  me Covid-19.

Administratori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Xhemajl Qelaj, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, tha se gjykata vazhdon të jetë në pushim deri më 27 korrik për shkak të dy rasteve pozitive të konfirmuara me Covid-19 në prokurori. Se kur do të rinis puna në Gjykatën Themelore në Prizren, ende nuk dihet, pasi kjo varet prej situatës së krijuar pas infektimit të dy personave në prokurori. “Të hënën pritet të merret vendim lidhur me këtë ç’ështje, si dhe varet nga rastet se a do të kemi raste pozitive”, tha Qelaj, duke theksuar se për të gjitha këto, do të njoftohen nga Prokurori i Shtetit. / BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.