Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin
Në çështjen gjyqesore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, u mor vendim që për katër të fundit të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht.
Atyre iu lejua që brenda hapësirave të DhSK-së t’iu lejohet të kenë komunikim mes vete dhe të diskutojnë për çështjen, por duke pasur parasysh që çështje konfidenciale nuk duhet të diskutohen në hapësira publike.
Megjithatë, gjyqtari tha se të gjitha kushtet e vendosura mbeten në fuqi jashtë hapësirave të DhSK-së.

Gjykimi pritet të vazhdojë edhe nesër me dëshminë e dëshmitarit Koen Herlaar.



