Gjykata Speciale: Çfarë thoshte Remzi Shala rreth akuzës për rrëmbimin e një civili nga Suhareka gjatë luftës (video)
Ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës Komandant “Molla e Kuqe”, është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.
Shala, i cili është nga Mushtishti i Suharekës, është duke u gjykuar në Gjykatën e Prizrenit nën akuzën për krime lufte të kryera.
Fjala është për Haxhi Përteshin nga Duhla e Suharekës.
Përteshi ishte marrë në qershor të vitit 1998 nga persona me uniforma të UÇK-së.
Pak ditë më pas, Haxhi Përteshi ishte gjetur i vdekur buzë një rruge të fshatit.
Mirëpo, djali i të ndjerit është shprehur i bindur se Remzi Shala ishte në mesin e personave që ia morën babanë në shtëpi ku nuk u kthye më i gjallë.