26-11-2024

Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

Në Gjykatën Speciale është shpallur aktgjykimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e ka dënuar Calin me 26 vite burg, i cili nga prokuroria akuzohet për krime lufte.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./IndeksOnlin

Asnjë koment

Comments are closed.