23-11-2024

Gjykata Speciale sot ftoi edhe një ish-luftëtar të UÇK-së nga Prizreni

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

Një ftesë e tillë sot njoftoi se e ka marrë edhe Xhavit Elshani, pjesëtar i Brigadës 125, i njohur me nofkën Leopardi, raporton portali “GazetaePrizrenit.net”.

Ai ka thënë se në Hagë do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit!

“I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.