27-11-2024

Gjykata Themelore e Prizrenit prinë në publikimin e aktgjykimeve

Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.

Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha vendimet përfundimtare duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të aktgjykimeve.

Gjatë muajit nëntor, Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar më së shumti aktgjykime në krahasim me gjykatat tjera, në total, 403 aktgjykime

Asnjë koment

Comments are closed.