24-11-2024

Gjykatësi nervozohet me të akuzuarin: Pse u vonove me ardhë në seancë? Detaje nga gjykimi për krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar seanca për gjykimin ndaj të akuzuarve për krim të organizuar lidhur me kultivimin e 2 mijë e 59 bimëve të llojit kanabis sativa, si dhe 32 kilogramëve substanca tjera të narkotikëve.

Për këtë rast po akuzohen, Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Dacic dhe Milazim Voci. Dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë Feghi Uyhur.

Ai ka dëshmuar rreth veprintarisë së bixhozit me të cilën tha se është marrë. Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 7 të akuzuarve për krim të organizuar, me pretendimin se që nga koha e pacaktuar e deri më 16 shkurt 2022, duke vepruar si grup i organizuar, nën udhëheqjen e Fethi Uygur, kanë kultivuar hashash në laboratorin brenda objektit Mulliri “Voci 1”, në fshatin Shirokë, komuna Suharekë.

Në aktakuzë thuhet se, më 16 shkurt me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit është zbuluar vendi ku prokuroria pretendon se është bërë kultivimi i këtyre bimëve, me ç’rast edhe janë gjetur 2059 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, si dhe rreth 32 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes.

Aty thuhet se i akuzuari Fethi Uygur si udhëheqës i grupit, ka organizuar punën e grupit kriminal, i përbërë nga të akuzuarit e tjerë me shtetësi nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.