27-11-2024

Gjykimi ndaj “Burdushit”, dëgjohet një dëshmitar

Me dëgjimin e dëshmitarit F.Sh, të martën ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, ndërsa deklaratat e dëshmitarëve B.K, M.K dhe F.C u konsideruan të lexuar për shkak të pamundësisë për të qenë në seancë.

Burdushi po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje, ku përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala më 8 nëntor 2021, kishte ndaluar publikimin e deklaratave të të dëmtuarve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor si dhe ka marrë vendim që emrat e të dëmtuarve të publikohen vetëm me iniciale, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, lidhur me propozimin e prokurores Merita Bina-Rugova të bërë më 31 janar 2022 që deklaratat e dëshmitarëve B.K, M.K dhe F.C për shkak të pamundësisë të sigurimit e të tyre në këtë seancë të lexohen.

Fillimisht mbrojtësi  të akuzuarit Peqani, avokati  Durim Osmani e dorëzoj një parashtresë së bashku me prova disa të cilat janë dorëzuar edhe në fazën hetimore dhe deklaroi se është e ndërlidhur edhe me propozimin e prokurorisë lidhur me leximin e deklaratat e dëshmitarëve të cilët nuk mund të jenë  të pranishëm.

Avokati Osamni tha se procesverbalet e marrjes në pyetje në fazën hetimore  të dëshmitarëve të lartcekur nuk mund lexohen në mungesë të tyre, duke i konsideruar si prova të papranueshme, me arsyetimin se mbrojtja dhe i pandehuri nuk ishin ftuar dhe kështu që u është pamundësuar marrja në pyetje, ballafaqim i  dëshmitarëve, të parapara sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Me këtë nuk u pajtua  prokurorja Bina Rugova me arsyetimin se neni 128 të KPP i parasheh katër  situata kur deklarata është provë e papranueshme, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me asnjërën nga situatat konkrete.

Sipas saj dëshmitar të cilët nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në këtë gjykim  janë marrë në pyetje në pajtimin me KPP dhe janë deklaratat e tyre janë tërësisht  relevante dhe paraqesin prova të pranueshme dhe sidomos dy dëshmitarët të cilët janë gjallë edhe personalisht e kanë vërtetuar  vërtetësinë dhe vlefshmërinë e deklaratave të tyre duke deklaruar në  parashtresat e tyre se mbesin pranë deklaratave të tyre të dhëna më parë.

Ndërsa avokati Osmani lidhur me këtë deklarim të prokurores tha se nenit 128 qëndron mirëpo sipas tij, neni 249 flet për të gjitha dispozitat në kapituj të veçantë kur nuk respektohen rregullat e marrje në pyetje e që sipas tij, në rastin konkret neni 132 nuk është respektuar.

Këtë propozim të prokurores  trupi gjykues e ka aprovuar që të lexohen deklaratat e dëshmitarëve  B.K, M.K dhe F.C dhe të njëjtat  gjatë kësaj seance u konsideruan të lexuara.

Më pas, në fazën e plotësim të provave personale,  avokati Osmani lidhur me veprës penale mashtrimi, gjykatës i ka propozuar dëgjimin e ekspertit të sociologjisë sa i përket besimeve dhe feve, I.H  me arsyetimin se i njëjti do të vërtetoj rrethanat e përshkruara në parashtresës së dorëzuar sot gjykatës.

Avokati Osmani i ka propozuar dëgjimin e ekspertit Sh.B ekspertiza e të cilit është propozuar që të lexohet nga organi i aktakuzës e siguruar nga mbrojtja në fazën hetimore me qëllim të sqarimit rrethanave pastrim i parave, në mënyrë të veçantë për periudhën e të hyrave  2005-2019 të cilat janë të ligjshme.

Për të njëjtën vepër të pastrim parash, avokati Osmani i ka propozuar gjykatës dëgjimin e familjarëve të të akuzuarit Peqani, M.P., G.P. dhe H.P. që të vërtetojnë se parat dhe pronat e patundshme janë ndarë  gjatë kohës kur ka qenë gjallë babai i akuzuari Peqani, B.P.  së bashku me anëtarët të tjerë familjes, si dhe pas vdekjes së tij të cilën pasuri e ka pasur në posedim.

Tutje i njëjti tha se dëgjimi i dëshmitarëve M.P., G.P. dhe H.P. do të vërtetojë rrethanat se një pjesë e pasurisë të të akuzuarit ka qenë e fituar nga familja e tij sa i përket periudhës të përfshirë në aktakuzë .

Për të njëjtën vepër penale pastrim parave, avokati Osmani i ka propozuar gjykatës dëgjimin e dy dëshmitarëve  M.D  dhe F.M me arsyetimin se M.D do të dëshmojë se në periudhën 2005-2019, i ka dhënë hua të akuzuarit shuma të konsiderueshme  deri  në shumën prej 230 mijë euro.

Ndërsa, lidhur me  dëshmitarin F.M tha se i njëjti ka qenë kontabilist i të akuzuarit  Peqani për periudhën kontestuese dhe në mënyrë të përmbledhur do të vërtetoj të hyrat e ligjshme që kanë realizuar për këtë periudhë.

Po ashtu avokati Osmani i propozoj gjykatës dëgjimin e policëve të cilët më 16 nëntor 2018 e kanë bërë kontrollin pa urdhër të gjykatës, të cilët sipas tij, do të vërtetojnë se cila ka qenë arsyeja e kontrollit pa urdhër të gjykatës, fakt i cili mund të përcaktonte ligjshmërinë e një mori provave të siguruara nga ky kontroll.

Lidhur me këto propozime të avokatit Osmani, prokuroja Merita Bina-Rugova deklaroi lidhur me ekspertit të sociologjisë, I.H. pretendohet nga mbrojtja që të  dëshmoj lidhur me ekzistimin e ritualëve në kohë të cilat praktikohen nga e kaluara konsideroj se ky fakt nuk është fare kontestues në pajtohemi që ato ritual ekzistojnë, rituale  primitive nga e kaluara mirëpo konsiderojnë se këto ritual janë  të padobishëm për shëndetin e njeriut dhe në rastin konkret nga dëshmitar nuk kanë pas sukses për sëmundje serioze për të cilat i akuzuari vetën e ka reklamuar  që i shëron sëmundjet e ndryshme andaj ka konsideruar që dëgjimi i ekspertit është i panevojshëm.

Ndërsa e njëjta  sa i përket dëgjimit policëve lidhur me kontrollin që është kryer tha se ky kontroll është bërë  pas disa muajve të daljes nga paraburgimi i të akuzuarit Peqani, andaj  konsideron që është e panevojshme të dëgjohen  me arsyetimin se i akuzuari ka vazhduar të aplikojë biznesin e tij edhe pas daljes nga paraburgimi ky ka qenë arsyeja se përsëri është bërë kontrolli, me ç’rast janë siguruar prova të rëndësishme për këtë aktakuzë.

Ndërsa lidhur me ekspertin financiar Sh.B. dhe dëgjimin e tij prokurorja Bina-Rugova tha se nuk e sheh të arsyeshme me arsyetimin se prokurorja ka propozuar që ekspertiza e tij të administrohet si provë  edhe pse kjo ekspertizë është bërë nga mbrojtja e të akuzuarit.

Andaj e njëjta tha se konsiderojnë që është plotësisht e panevojshëm të dëgjohen familjar apo persona tjerë huazuar para dhe nuk do të kishte diçka më tepër nga dëgjimi i këtyre dëshmitarëve.

Trupi gjykues e ka refuzuar propozimin e avokatit Osmani lidhur me dëgjimi  e ekspertit të sociologjisë I.H me arsyetimin se mbetët kontestuese se kjo veprimtari a ka qenë ligjshme me të drejtën pozitive në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk mund të vërtetohet nga ana e këtij ekspertit.

Po ashtu e ka refuzuar në këtë fazë dëgjimin e ekspertit Sh.B. me arsyetimin se fillimisht duhet të lexohet dhe të administrohet si provë ekspertiza të cilën e ka bërë i njëjti.

Tutje, gjykata ka refuzuar edhe propozimi  i avokatit lidhur me dëgjimin e dëshmitarëve M.P, G.P dhe H.P me arsyetimin se të gjithë ato rrethana  që mbrojtja i ka paraqitur që këta dëshmitarë të ftohen këto rrethana mund të vërtetohen vetëm nga një ekspert i fushës përkatëse.

Ndërsa,  arsyetimi i refuzimit të dëgjimit të zyrtarëve policor se të gjithë veprimtarin kanë ndërmarrë Policia e Kosovës lidhur me këtë rast kanë hartuar një raport për të gjetura , i cili raport është pjesë e shkresave të lëndës.

Ndërsa prokurorja Bina-Rugova i ka propozuar gjykatës që të shtyhet seanca e sotme me arsyetimin se i duhet kohë që të listohen të gjithat provat që duhen të administrohen në këtë shqyrtim gjyqësor.

Këtë propozim e kanë përkrahur edhe mbrojtësit e të akuzuarit Peqani.

Andaj, në këto rrethana seanca e sotme është ndërprerë ndërsa e radhës u caktua më 4 maj 2022.

Paraprakisht pas konstatimit të prezencës së palëve nga kryetari i trupit gjykues Shala tha se ashtu siç është njoftuar edhe më parë në seanca të kaluara nuk janë të pranishëm dëshmitarët B.K dhe F.C dhe për këtë me parashtresat e tyre e kanë njoftuar gjykatën se jetojnë jashtë vendit.

Sipas gjykatësit Shala, të dy dëshmitarët kanë deklaruar në parashtresat e tyre se mbesin pranë deklaratave të dhëna më herët.

I pranishëm në seancë nuk ishte as dëshmitari M.K., për të cilin gjykatësi Shala tha se ka ndërruar jetë, e se gjykata e ka siguruar edhe certifikatën e vdekjes.

Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishte edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Mark Kaqinari.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie e tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.