Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës e tjerëve, dëshmitari thotë se është e ndaluar shitja e pronave pa u nënshkruar kontrata
Këtë deklarim, dëshmitari Berisha e bëri në seancën e së martës, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Naim Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast po akuzohen për korrupsion Bajram Hasani, ish–ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaqi, ish-zëvendësministër i kësaj ministrie, Ragip Begaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe nënkryetari i kësaj komunë, Hajdin Berisha.
Bashkë më ta po akuzohen edhe Bashkim Krasniqi, drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Malë Krasniqi, shefi i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Nazmi Kafexholli, inspektor i Agjencisë Pyjorë të Kosovës dhe Ahmet Rrahmanaj, i cili po akuzohet për shpëlarje të parave.
Lidhur me atë se si reagon AKP-ja nëse vëren të tilla praktika të shitjes së paluajtshmërisë nga përfituesi pa u nënshkruar kontrata, dëshmitari tha se nuk mund të përgjigjet sepse nuk e ka ushtruar këtë përgjegjësi drejtpërdrejt si zyrtar i AKP-së.
I pyetur nga prokurori Abazi, dëshmitari tha se sipas rregullave të brendshme të AKP-së, kërkohet dëshmia lidhur me prejardhjen e mjeteve financiare, AKP-ja sipas tij shikon nëse mjete financiare janë me prejardhje të ligjshme apo jo.
Në anën tjetër, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Ahmet Rrahmanaj, avokatit Bekim Kryeziu dëshmitari Berisha deklaroi se përfituesi i asetit fiton statusin e qirambajtësit për 99 vite.
“Përfituesi, blerësi apo privatizuesi në momentin e blerjes së asetit nga AKP-ja fiton statusin e qirambajtësit për 99 vite me tiparet e pronarit ligjor, do të thotë pronën e privatizuar mund ta shfrytëzojë, shes apo tjetërsojë ashtu siç është përcaktuar me ligjin për të drejtat pronësore të Republikës së Kosovës”, tha dëshmitari Berisha.
Kurse, dëshmitari Beqë Elshani deklaroi se ka blerë palujatshmërinë nga Ahmet Rrahmanaj diku 25 hektarë me çmimin 25 euro për ari dhe se pagesat i ka bërë me rata përmes bankës.
Elshani sqaroi se prona e blerë nga i akuzuari Rrahmanaj gjendet në zonë kadastrale në Dubravë, dhe se në të njëjtën pronë është kompensuar nga shteti për 3 ose 4 hektarë, por që çmimi për kompensim nga shtetit shtoi se nuk i kujtohet.
Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili, dëshmitari Elshani deklaroi se vlera e palujatshmërisë së blerë nga ajo periudhë kohore e deri më sot është rritur.
Në këtë seancë, u dëgjua edhe dëshmitari Besim Jonuzi, i cili tha se prindi i tij Bajram Jonuzi ka blerë paluajtshmëri nga Ahmet Rrahmanaj, në zonën kadastrale në Dubravë dhe se e njëjta për momentin është e pashfrytëzuar nga ta.
Ai tha se pagesën për blerjen e paluajtshmërisë e ka bërë vetë sepse sipas tij prindi i tij nuk kishte llogari bankare dhe për t’u bërë pronar i pronës duhej të kishin si dëshmi transaksionet bankare.
Gjatë deklarimit të tij, dëshmitari Jonuzi shtoi se për të akuzuarin Rrahmanaj kishin paguar 37 mijë e 500 euro me rastin e blerjes së paluajtshmërisë nga babai i tij Bajrami dhe se vetëm 500 euro kishin paguar kesh, kurse pjesën tjetër tërësisht përmes bankës.
Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës e tjerëve, dëshmitari thotë se është e ndaluar shitja e pronave pa u nënshkruar kontrata
Raporton: Flamur KABASHI
Prishtinë- Dëshmitari Mehmet Berisha deklaroi se sipas rregullave të brendshme të Agjensisë Kosovare për Privatizim (AKP) është e ndalur shitja e paluajtshmërive ende pa u nënshkruar kontrata midis përfituesit dhe AKP-së.
Këtë deklarim, dëshmitari Berisha e bëri në seancën e së martës, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Naim Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast po akuzohen për korrupsion Bajram Hasani, ish–ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaqi, ish-zëvendësministër i kësaj ministrie, Ragip Begaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe nënkryetari i kësaj komunë, Hajdin Berisha.
Bashkë më ta po akuzohen edhe Bashkim Krasniqi, drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Malë Krasniqi, shefi i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Nazmi Kafexholli, inspektor i Agjencisë Pyjorë të Kosovës dhe Ahmet Rrahmanaj, i cili po akuzohet për shpëlarje të parave.
Lidhur me atë se si reagon AKP-ja nëse vëren të tilla praktika të shitjes së paluajtshmërisë nga përfituesi pa u nënshkruar kontrata, dëshmitari tha se nuk mund të përgjigjet sepse nuk e ka ushtruar këtë përgjegjësi drejtpërdrejt si zyrtar i AKP-së.
I pyetur nga prokurori Abazi, dëshmitari tha se sipas rregullave të brendshme të AKP-së, kërkohet dëshmia lidhur me prejardhjen e mjeteve financiare, AKP-ja sipas tij shikon nëse mjete financiare janë me prejardhje të ligjshme apo jo.
Në anën tjetër, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Ahmet Rrahmanaj, avokatit Bekim Kryeziu dëshmitari Berisha deklaroi se përfituesi i asetit fiton statusin e qirambajtësit për 99 vite.
“Përfituesi, blerësi apo privatizuesi në momentin e blerjes së asetit nga AKP-ja fiton statusin e qirambajtësit për 99 vite me tiparet e pronarit ligjor, do të thotë pronën e privatizuar mund ta shfrytëzojë, shes apo tjetërsojë ashtu siç është përcaktuar me ligjin për të drejtat pronësore të Republikës së Kosovës”, tha dëshmitari Berisha.
Kurse, dëshmitari Beqë Elshani deklaroi se ka blerë palujatshmërinë nga Ahmet Rrahmanaj diku 25 hektarë me çmimin 25 euro për ari dhe se pagesat i ka bërë me rata përmes bankës.
Elshani sqaroi se prona e blerë nga i akuzuari Rrahmanaj gjendet në zonë kadastrale në Dubravë, dhe se në të njëjtën pronë është kompensuar nga shteti për 3 ose 4 hektarë, por që çmimi për kompensim nga shtetit shtoi se nuk i kujtohet.
Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili, dëshmitari Elshani deklaroi se vlera e palujatshmërisë së blerë nga ajo periudhë kohore e deri më sot është rritur.
Në këtë seancë, u dëgjua edhe dëshmitari Besim Jonuzi, i cili tha se prindi i tij Bajram Jonuzi ka blerë paluajtshmëri nga Ahmet Rrahmanaj, në zonën kadastrale në Dubravë dhe se e njëjta për momentin është e pashfrytëzuar nga ta.
Ai tha se pagesën për blerjen e paluajtshmërisë e ka bërë vetë sepse sipas tij prindi i tij nuk kishte llogari bankare dhe për t’u bërë pronar i pronës duhej të kishin si dëshmi transaksionet bankare.
Gjatë deklarimit të tij, dëshmitari Jonuzi shtoi se për të akuzuarin Rrahmanaj kishin paguar 37 mijë e 500 euro me rastin e blerjes së paluajtshmërisë nga babai i tij Bajrami dhe se vetëm 500 euro kishin paguar kesh, kurse pjesën tjetër tërësisht përmes bankës.
Në fund, dëshmitari Jonuzi tha se prona e tyre nuk është marrë nga shteti për ndërtimin e autostradës apo për ndërtimin e një zone ekonomike nga Komuna e Malishevës dhe se as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për projektet të tilla.
“Jo s’kom dëgju pra në kohën kur e kem ble na nuk u diskutu as autostrada as zona ekonomike”, tha Jonuzi.
Në fund të shqyrtimit gjyqësor, gjykatësi Ismaili njoftoi se për seancën e radhës në cilësinë e dëshmitarit do të ftohet Abelard Tahiri.
Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet me 8 nëntor 2022.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj.
Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtarë”.
Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.
Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.
Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.
Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krsaniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.
Sipas aktakuzës i akuzuari Nazmi Kafexholli, akuzohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.
Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.
Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Newco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1,222,333.00 euro sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite, për këtë i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare, mirëpo të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shitblerjes që kishte ndodhur në vitin 2007. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.