Gjykimi ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaçit dhe Bedri Çejkut, as sot nuk jepet fjala përfundimtare
Por një ditë më parë, prokurori i çështjes Mehdi Sefa, kishte dorëzuar një parashtresë në gjykatë, nëpërmjet së cilës e ka njoftuar gjykatën se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është detyruar të marrë pushim mjekësor, për tretman sa më të shpejtë.
Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, me gjyqtarët Xheladin Osmani dhe Kymete Kicaj anëtarë, caktuan datën 15 nëntor si datë e arsyeshme dhe afat i mjaftuar që prokurori i çështjes të mund të paraqitet në seancë. Kallxo.com edhe më parë ka raportuar për këtë rast.
Gjykata Themelore Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues, ashtu që i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me 3 vjet burg me vendim të gjykatës për këtë çështje, ndërsa Thaçi me 14 muaj, e Çejku me 6 muaj burg, por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin e se kemi të bëjmë me dy ekspertiza të ndryshme dhe në kundërthënie me njëra tjetrën.
Drejtori i Arsimit komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.