Gjykimi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, jep mbrojtjen ish-inspektori i ndërtimtarisë në Prizren
Nexhmedin Musli ish-inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, ka dhënë mbrojtjen e tij në gjykimin ku po akuzohet për korrupsion.
Drejtësia Sot, raporton se i akuzuari Musliu, nga Prokuroria e Prizrenit po akuzohet se gjatë vitit 2017 në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i ndërtimit, me qëllimin të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, nuk i përmbush detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj.
Në këtë proces penalo – juridik, palët procedurale respektivisht mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gent Gjini me te filluar seanca deklaroi se nuk ka pyetje për klientin e tij.
Po ashtu, pyetje për ti parashtruar te akuzuarit nuk kishin edhe prokurorja e çështjes Ervehe Gashi dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Blerim Mazreku.
Nga ky fakt, seanca e sotme përfundoi pa pyetje të parashtruara nga ana e mbrojtjes dhe prokurorisë.
Seanca e radhës të mbahet më 15 mars 2022, duke filluar nga ora 10:00.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.