24-11-2024

Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së/Përfundon seanca e parë, nesër radha e avokatëve me deklaratat hyrëse

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.

“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.

Prokuroria sot pati pesë orë kohë që ta paraqes deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së./IO

Asnjë koment

Comments are closed.