03-03-2025

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për pak minuta në kampionatin shqiptar, shkak Ramazani

Egnatia dhe Teuta u takuan përballë njëra-tjetrës në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit shqiptar.

Kjo ndeshje përfundoi baras me rezultat 1-1 dhe ishte një pikë tejet e vlefshme për të dyja skuadrat.

Egnatia e ka ruajtur epërsinë si lider në tabelë me 49 pikë duke lënë mbrapa Dinamo Cityn me 47 sosh dhe Vllazninë me 46.

Teuta në anën tjetër e cila gjendet në pozitën e tetë në tabelë apo në atë të barazhit, siguroi një pikë që ua mundëson ‘luftën’ për mbijetesë.

Sidoqoftë, përtej rezultati ishte një moment tjetër që mori vëmendjen në këtë sfidë.

Kjo për t’i dhënë mundësi lojtarëve të cilët ishin duke agjëruar në muajin e Ramazanit që të ushqehen dhe të pinë ujë.

Pasi lojtarët e të dyja ekipeve e përfunduan këtë proces, ndeshja rifilloi aty ku mbeti në gjysmë

Asnjë koment

Comments are closed.