07-02-2025

“Gjysma ime, Besart nubi…”: Nga mesazhi i kujt u përlot Gjesti?

Sot në “Big Love”, një mesazh emocionues nga motra e Gjestit, Blerina, u shfaq në ekran, duke prekur jo vetëm konkurrentin, por edhe publikun.

Në mesazhin e saj, ajo e quajti me përkëdheli “Besart nubi” dhe shprehu sa shumë i mungon.

Ajo tregoi besimin e palëkundur që ka pasur gjithmonë tek ai dhe forcën që ka treguar për të mos u dorëzuar ndaj qëllimeve të tij, pavarësisht vështirësive.

“Këto fjalë janë për ty Besart nubi po them që po më mungon shumë unë kam pasur besim në ty gjithmonë që ti nuk dorëzohesh në qëllimet e tua edhe në momentet më të vështira që ke kaluar. Brenda teje mundet me qenë krejt kjo forcë, sado që janë momente e fjalë jo të duhura për ty, ti prapë nuk e ke nxjerrë veten në nivel ku nuk duhet.

Si familje jemi shumë krenarë për ty, ne e dimë kush je. Ti je i njëjti Besart që do ta kesh mbështetjen tonë në çdo hap të linjës tënde,” shkruan Blerina, duke e siguruar vëllanë e saj për dashurinë dhe përkrahjen e familjes.

Asnjë koment

Comments are closed.