Glauk Konjufca zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka zënë edhe karrigen e të parit të Kuvendit të cilën ia ka liruar Avni Dehari i cili në mënyrë solemne e ka drejtuar seancën konstituive si deputeti më i vjetër bashkë me deputeten më të re Adelina Grainca.