Godet me veturë një person dhe largohet
Policia ka njoftuar se një i dyshuar i panjohur derisa ishte duke lëvizur me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Ali Dida” në Prizren.
“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./GazetaePrizrenit.net