Goditen nga vetura dy këmbësorë në Suharekë
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Suharekë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, dje në rrugën “Skënderbeu” është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy viktima meshkuj K/Shqiptar-këmbësorë duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/