14-04-2025

Goditi Gjestin gjatë transmetimit ‘live’, Jozi lirohet pas pak orësh nga policia

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë transmetimit live në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin, reagimi i institucioneve shtetërore nuk ka munguar.

Sipas raportimeve nga Top Channel, menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat Jozefin Markun. Ai është marrë në pyetje lidhur me incidentin brenda shtëpisë më të famshme në vend, ndërsa më pas është lënë i lirë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku po pret me interes vendimin përfundimtar të produksionit lidhur me veprimet e Jozi-t dhe pasojat e mundshme për të në vijim të spektaklit.

Policia e Tiranës thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.