“Goja si zeher”, diagnoza skandaloze e mjekut familjar në Prizren
Një mjek në Prizren ka bërë skandalin më qesharak të vitit në sektorin e shëndetësisë me një diagnozë të pacientit.
Mjeku specialist i mjekësisë familjare në një nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Prizrenit, e ka ‘diagnostikuar’ me një pacientë me diagnozën “Goja si zehër”.
Mjeku e ka udhëzuar pacientin që të shkoj për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit. Kjo ngjarje ka ndodhur më datën 12 të këtij muaji.
Nga përshkrimi i këtij mjeku nuk mund të kuptohet se çfarë patologjie ka pasur pacienti, por nga fjalori i gjuhës shqipe fjala “zeher” shpjegohet me fjalën “helm”. Ndërkaq në gjuhën popullore fjala “zeher” nënkupton edhe hidhërimin sikurse thuhet në disa raste “Jam bërë zeher”./Gazeta Shneta.