18-11-2025

Golden Eagle Ylli ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Takianos

Golden Eagle Ylli ka konfirmuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek Fotis Takianos, pas marrëveshjes së arritur mes dy palëve.

Klubi ka falënderuar Takianosin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në Suharekë, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierë.

Takianos e udhëhoqi Yllin në gjashtë ndeshje, nga të cilat skuadra regjistroi pesë humbje dhe vetëm një fitore.

Drejtuesit e klubit tashmë pritet të nisin kërkimin për një trajner të ri që do të udhëheqë ekipin në vazhdim të sezonit.

Golden Eagle Ylli synon të rikthehet në rezultatet pozitive dhe të konsolidojë objektivat që ka për këtë edicion.

Asnjë koment

Comments are closed.