Grabitet auto-taksisti në një fshat të Suharekës
Një person auto-taksi ka njoftuar policinë për grabitje në fshatin Sopijë të Suharekës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa viktima ka pësuar edhe lëndime.
“Viktima mashkull kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./GazetaePrizrenit