25-10-2024

Grabitet BKT-ja në qendër të Prishtinës: Policia e arreston 1 person, tjetri në arrati

Grabitet BKT-ja në qendër të Prishtinës: Policia e arreston 1 person, tjetri në arrat

Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në njërën nga pikat e Bankës Kombëtarë Tregtare (BKT), shkruan lajmi,net.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta kap të dyshuarin pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia poashtu ka njoftuar se është në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një person për grabitje

Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Asnjë koment

Comments are closed.