24-10-2025

Grab*itje e arm*atosur e zarfeve me para të një poste private në Duhël, policia jep detaje (Video)

Policia njoftoi se sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Shaqir Bytÿçit,  zëdhënës i Policisë në Prizren, të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf.”

Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve./ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.