23-11-2024

Grabitje në Prizren, të dyshuarit më pas kërkojnë falje

Policia ka njoftuar për një rast interesant të grabitjes në Prizren, ku të dyshuarit më pas i kanë kërkuar falje viktimës, ndërsa janë arsyetuar se ishin në ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në mbrëmje, në rrugën e “Dragomanit” në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në lokalin e tij, kishin hy dy persona të dyshuar meshkuj/K dhe kishin marr  dy pako cigare dhe kur ankuesi kishte kërkuar pagesën, ata ju kishin kërcënuar me thikë dhe kishin vazhduar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të dyshuarit kishin shkuar dhe kishin kërkuar falje, pasi që sipas tyre ishin nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.