Grabitje në tentativë në Rahovec, të maskuarit hyjnë në një shtëpi – viktima kërkon ndihmë mjekësore
Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt 2026, rreth orës 18:25, ku persona të dyshuar, ende të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë depërtuar përmes dritares në shtëpinë e një burri kosovar.
Si pasojë e rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa organet e rendit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./ Gazeta e Prizrenit /
P. S Foto nga arkivi

