Grafite ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit Pantiq
Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit Dejan Pantiq.
Gjyqtari Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefkiu ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.
Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.
Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat.