Gratë deputete do të shkëmbejnë përvojat me asamblistet prizrenase
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA, sot mban takim në Prizren.
Me këtë rast do të bëhet shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Takimi mbahet në ndërtesën e Komunës së Prizrenit (salla e mbledhjeve) nga ora 11:00./ GazetaePrizrenit.net