24-11-2024

Gratë, një votë e rëndësishme drejt fitores së PDK-së në Prizren

Kandidatët e PDK-së në Prizren kanë mbajtur një tubim elektoral me aktvisitet nga  Gruaja Demokratike e Kosovës, në të cilin tubim kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët e PDK-së nga Prizreni. Me një fjalë rasti kandidatëve iu drejtua Laura Guguli, e cila theksoi se sot është më e privilegjuar kur është në mesin e shumë demokrateve, të cilat tashmë janë zotuar se do ta bëjnë më madhështore fitoren e PDK-së.

Në fjalën e saj para grave demokrate Ymran Fusha, ka theksuar se gruaja shqiptare kur dëshiron të arrijë diçka ajo ia arrin dhe merret edhe me biznes, edhe me politike, sepse siç ka thënë Sami Frashëri gruaja është shtylla e familjes e unë po shtoj se është shtylla e kombit dhe është e gjithanshme.

Fotografia e Luljeta Veselaj-Gutaj

Luljeta Veselaj- Gutaj, duke folur për rolin e gruas në politikë, ka theksuar se zëri i grave përmes PDK-së, është më i fuqishëm se kurrë, sepse zëri jonë jo vetëm se dëgjohet në parlament, por në PDK është zë që vendos, është zë që respektohet.

Urata Tahiri, duke ju drejtuar grave demokrate ka theksuar se femrat shqiptare nuk janë më si më parë , që kanë qenë vetëm amvise, ato sot janë të zonjat në çdo profesion. Zëri i tyre sot dëgjohet më shumë se kurrë.

Gratë Demokratike me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Dhurata Hoxha, ministre në detyrë për Integrime Europiane, e cila ka potencuar se pa PDK-në proceset nuk do të ecin përpara. Kosova do të ishte shumë mbrapa dhe nuk do ta gëzonte mbështetjen e përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare. Andaj për ta fuqizuar edhe më shumë rolin e PDK-së, presim që më 6 tetor ta votoni fuqimisht PDK-në.

Fotografia e Ymran Fusha

Në fund të takimit Shaqir Totaj, shef i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës ka theksuar se PDK-ja ka falënderuar Gruan Demokratike dhe ka kërkuar që masovikisht ato t’i votojnë kandidatët gra në listën e PDK-së. Ai në mes tjerash ka theksuar se në përgjithësi në Kosovë kemi numër më të madh të votuesve nga bota femërore, por në zgjedhje gjithmonë rezulton që femra të dalin në votim më pak, andaj për ta fuqizuar fitoren e PDK-së, duhet që më 6 tetor të dalin në mënyrë sa më masovike gratë në zgjedhje dhe të votojnë për qeverinë që i hap perspektivë vendit e jo për një qeverisje, që e izolon vendin.

Fotografia e Urata Tahiri

 

Asnjë koment

Comments are closed.