Grenell i ashpër ndaj Speciales: Ndaloni financimin, është e gjitha politikë
Emisari special për misione të veçanta i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara nga ish-krerët e UÇK-së.
Me një postim të shkurtër e të drejtpërdrejtë, Richard Grenell, ka bërë thirrje për mbylljen e saj, transmeton klankosova.tv.
“Defund this court! It’s all politics” (Ndaloni financimin e kësaj gjykate! Është e gjitha politikë)
Sipas tij, miliarda janë shpenzuar për një proces që ai e konsideron thellësisht të motivuar politikisht dhe që nuk po sjell drejtësi reale.