Gresa Behluli sjell foton më të bukur familjare: Familja është gjithçka
Gresa Behluli mbrëmë ka mbajtur kanagjeqin e saj.
Këngëtarja, Gresa Behluli edhe pak ditë do të martohet ndërsa mbrëmë ka mbajtur kanagjeqin e saj, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e saj personale, Instagram, artistja shqiptare ka publikuar një imazh gjersa shfaqet me familjen.
“Familja eshte gjithçka!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Gresa do të martohet të shtunën me Lulzim Ibrahimin, i cili njihet më mirë si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina.