Gruaja me dy djemtë rrah brutalisht bashkëshortin në Prizren
Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje prizrenase, mu kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë 48-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ndodhi të shtunën, në orët e mbrëmjes, kur gruaja Sh.R., po dyshohet se bashkë me dy djemtë e saj të mitur, pas një mosmarrëveshje verbale, e kanë rrahur burrin/babin, duke e goditur me grushte në gjithë trupin dhe për pasojë, i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Ai vendosi ta denoncojë gruan në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka shoqëruar palët në stacion. Gruaja e dyshuar bashkë me fëmijët janë përballur me denoncimin kundër tyre.
Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj gruas së dyshuar të nisin hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.